Shtyhet seanca e korrupsionit nga papërgatitja e prokurores

15.06.2017 17:04:03
Seanca ndaj dy zyrtarëve të AKP-së është shtyrë ngase prokurorja Dulina Hamiti nuk mundi ta përgatisë fjalën përfundimtare.
Pamundësia e Prokurores Dulina Hamiti për ta përgatitur  fjalën e saj përfundimtare në gjykimin ku dy zyrtarë të AKP-së po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. ka bërë që seanca të mos mbahet dhe të shtyhet për një datë tjetër.

Prokurori Kujtim Munishi e njoftoi kryetarin e trupit gjykues, se kolegia e tij të cilën po e zëvendësonte sot, Dulina Hamiti nuk ka mundur ta përgatis fjalën e saj përfundimtare, andaj kërkoi që seanca të shtyhet.

Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, aprovoi kërkesën e prokurorit Munishi, duke caktuar seancën e radhës për datën 22 qershor.

Fevzi Hajdari dhe Taulant Tahirsylaj të dy zyrtarë të AKP-së po akuzohen për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës, Hajdari dhe Tahirsylaj si persona zyrtarë në AKP me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për ta shlyer borxhin në Administratën Tatimore të Kosovës prej 517 mijë eurove për pronën që dëshironte ta regjistronte Ramush Misini, keqpërdorën detyrën duke ia kërkuar atij 20 mijë euro.

Në mars të këtij viti Ramush Misini tregoi se si iu kërkuan këto para.