Si është duke vepruar Gjykata Speciale?

23.10.2019 22:46:40

Nga Skender MULLIQI

Kurrë deri më sot, nuk dëponuam materjal më bollëk që disponojmë pran TPI-së në Hagë, për gjenocidin e ushtruar serb në Kosovë.Nuk i kërkuam dëmet e luftës , nuk kërkuam ndarjën e pasurisë nga ish-Jugosllavia…Udhëheqjët tona të shtetit nuk punuan asgjë në këtë drejtim, siq e paditën Serbinë në Gjykatën e Hagës, Bosnja dhe Kroacia. E dihet së çfarë zullumesh bënë kriminelët serbë mbi shqiptarët autokton.Ky inercion , kjo indiferencë e jona karshi interesave të Kosovës, është duke na kushtuar shumë.Nuk bëmë shtet ku funksionon ligji si duhet, për të mos lejuar formimin e Gjykates Speciale .Gjykata në Hagë , u tregua shumë e padrejtë.U dënuan një numer i vogël i urdhëdhënësve serb të krimeve , kurse nuk u dënuan nga kjo gjykatë më dhjetëra e mijëra kriminelë tjerë .Materjalet që i posedojnë KMLDNJ-et tona, mbeten të pashfrytëzuara.Kjo neglizhencë bëri që kjo gjykatë e drejtuar nga proserbja ,Karla Del Ponte , ngadalë ta barazoj viktimen më xhelatin.Këtë qendrim antishqiptarë e shprehu edhe në librin e saj .Sikur vertetë serbëve edhe pas gjithë këtyre vrasjëve në Bosnje dhe në Kosovë , nuk u mungoj asnjë qime floku , ose krejt pak, siq e kishte thënë edhe kryekrimineli, Sllobodan Millosheviq! Dhe, loja e ndyrë karshi shqiptarëve e pikërisht kunder UÇK-së vazhdojë më formimin e Gjykatës Speciale , e cila gjykatë u legjitimua në Kuvendin e Kosovës! Kjo gjykatë u formua në bazë të raportit shpifës të zviceranit, Dick Marty. Në “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri gjatë kohës së luftës gjoja UÇK-ja ka kryer transplatim organesh të serbëve etj.Dihet së UÇK nuk ka pasur as gjasa teorike ta bën një punë të tillë, kur dihet së në çfarë rrethanash mjekësore mund të bëhën transplatimet.Këtë raport është dashur ta ndalon Këshilli i Evropës , e jo të bëhët sponzor i një gjeje inekzistente . Ky organ i lartë evropian nuk ka dyshim së u ndikua nga politika serbe, e cila gjthmonë është shërby më rrena për të arritur qëllimet e caktuara hegjemoniste kundër shqiptarëve. Gjykata Speciale është duke dërguar ftesa edhe njerëzve që nuk kan qenë fare në luftë.Kjo është barazim i viktimes dhe xhelatatit. Krime dhe transplantim organësh kan kryer serbet, të cilët kan bartur për në Serbi më mijëra shqiptarë civil, dhe këtë nuk po e përmend askush nga shtetet e Evropës. Shqiptarët mbrojtën pragun e shtëpisë, mbrojtën nderin dhe dinjitetetin e tyre të nepërkëmbur. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, ishte luftë për çlirim nga okupatori shekullor serb…