Si më përndiqte LPK dhe si futej brenda organizimeve demokratike për të marrë kalanë nga brenda?

14.03.2019 09:04:17

Nga Ahmet Asani

Para 4 vitesh, njê veprimtar i LPK-es, kishte vendosur të rrëfehej dhe t’më tregonte se si LPK-ja e kishte pas angazhuar, që ai dhe një person tjetër, nga viti 91 t’me percjellnin në çdo aktivitet te subjekteve demokratike te kohes ku une isha aktiv. Kishin marr instruksione si te futeshin nëpër Kuvende te Organizimeve Demokratile te kohes duke u paraqitur si te pavarur! Kishin marr instruksione si te futeshin ne komisione zgjedhore, me qëllim që gjatë numërimit te votave, ti vidhnin votat e mia, ti falsifikonin rezultatet dhe votat e mia t’ia jepnin kundërkandidatëve tjerë, me qellim te diskreditimit te personalitetit tim, ne stilin:t’ja bejme jetën bajat qe mos ta gjeje veten askund!
• Nuk po mund të mos tregoj, mu drejtua duke me shiquar ne drita te syve Dema! Kane kaluar 25 vite, por nuk po mund ti mbaj me fshehtë keto gjera te pista, se po me brenë ndërgjegja! Lëvizja bac m’ka pas angazhuar të përcjell si hije, që askund ne asnje organizim te diaspores mos ta gjesh veten! Me kujtohet një rast, besoj se do te kujtohet edhe ty, vazhdoi me rrefimin e tij Dema. Ka qene një Kuvend në klubin Drini te Sangalles ne v.1991 nese te kujtohet bac, ka qenë nje Kuvend Zgjedhor i Demokristineve Shqiptarë, Kuvend te cilin e ke pas udhehequr shume mire! Ne ate Kuvend ishte edhe nje profesor ish drejtor i akadamise ushtarake te Zagrebit , njëfar Tomë Berisha profesor dhe oficer, nje burrë i madh e i ditur, te kujtohet me pyet Dema? Po si nuk me kujtohet o Demë, me kujtohet shume mire ai Kuvend, profesor Tomë Berisha ka qene musafir, ia ketheva une Demes qe po rrefehej! Perndryshe Demë djali, Tomë Berisha ka qenë profesor i imi në Fakultetin teknik, ka pas ligjeruar lenden e Mekanikes së Fluideve, vazhdova t’i tregoj Demes! Eh po po, biles ky profesor Toma, me kujtohet se t’pat pyet n’ate Kuvend se mos te njeh prej dikah, e ti ia këtheve pergjigjen se ke qene student i tij, vazhdoi Dema. E me kujtohet qe ai pastaj te pyeti, se çfar note ke marr ne lenden e tij, ti ja këtheve se ke marr 9-te, e ai tu pergjigj keshtu: Zoti Asani, ne provimin e Mekanikes se Fluideve para shumë vitesh ta paskam dhene 9-te, sot per drejtimin e keti Kuvendi po te jap noten 10-të! Pas ketyre fjaleve te profesorit, e gjithe salla me aplaudim miratoi vleresimin e tij. Ishte e qarte se ate dite ne ate Kuvend ti do merrje maksimumin e votave dhe do zgjedhej Kryetar”! Edhe çfar te keqe kishte ne kete Kuvend o Demê djali, e pyes! Eh bac, si të tregova ne fillim, ne kishim instruksione nga LPK qe personaliteti yt, kurrë dhe skund mos te vinte me shprehje, andaj hymë une edhe nje shok tjeter e njeh edhe ate (me tregoi per emrin) dhe i vodhem votat tua, dhe votat tua ia dhamë nje kunderkandidati te cilin e njeh mire, i cili edhe pranoi nje gje te tille! Ahu bre Demë çfar me tregove, do te thuash se ju po se po dreqër te kuq, po edhe nje Demoshejtan e pasni pas gjetur ne radhet e PSHDK-es, hahahaha me erdhi te qeshja nga sikleti! Po bac, ashtu ka qenë dhe kerkoj falje per ate veprim, tha Dema! Fal te qofte Demë ia ketheva, fal edhe ati shokut tend, ju kuptoj qe atehere keni qene te manipuluar, por vertete po me vjen mire qe me tregove. Por, kurre nuk mund t’ia fali atyre qe u kane urdheruar te beni keso intriga, e as ati demoshejtanit qe paska pas pranuar sherbimin tuaj, nuk mund t’ja beje hallall kurrê!
…………………………………………………..
#miq te nderuar ky tregim eshte nje realitet! Njerezit qe kane urdheruar te veprohet keshtu sot jane gjalle, jane ne funksione partiake e shtetrore ne Kosove e Maqedoni, jane njerez qe kane kercenuar, kane bere lista, njerez qe po t’mos kishte qene Amerika e Perendimi, sot di te ishin kembekryq me Serbine ne nje Federate Ballkanike. E tregova kete ngjarje te hidhur, por kush e di sa e sa raste tjera te tilla ka patur ndaj meje e ndaj veprimtareve tjerë! Imagjino se në çfar situata irrituese është dashur të kaloj intelektuali atdhetar ne diasporë vetëm pse është angazhuar për demokraci e pluralizëm ! Nuk ka qenë lehtë atbotë te përballohet internacionalja komuniste! Uji fle por internacionalja komuniste nuk fle! Ideologjia e internacionales komuniste nuk po ndalet se vepruari edhe tani kur njeriu merr te drejten ti shkruaj kujtimet! Nuk u pelqen t’u thuhet e verteta dhe reagojne duke ofenduar e genjyer! Kohet e fundit po flitet per ndikim rus ne trojet etnike, e po harrohet se ‘ruset’ i kemi pas dhe ende i kemi ne mesin tonë!