SI NA KANË PRISH DHE VAZHDOJNË T’NA PRISHIN MES VETI DHE ME PERËNDIMIN SERBIA E RUSIA?!

06.03.2020 12:38:21

Nga: Ahmet Asani

● Soji i komunistëve shqiptarë që e dhanë betimin para yllit komunist në vitin 1941 dhe i mbeten besnik Stalinit dhe këta që u ribetuan në internacionalen e fundit të vitit 1994 dhe morrën libreza te reja dhe ndihma financiare nga Rusia e Serbia, kurrë nuk do t’mund të bëhen demokratë e as aleatë të vërtetë të Perëndimit e Amerikës!
•Prandaj, sa më larg pushtetit që të jetë ky soj i të majtëve moskovik, aq më e sigurt do të jetë shqiptaria!

● Klerikët islam që ndër shekuj i ka paguar dhe i paguan ende Serbia e Rusia, kurrê nuk e kanë shpjeguar dhe nuk do ta shpjegojnë besimin islam me fjalë të Zotit, por do ta shpjegojnë ashtu si kërkon nga ata Rusia e Serbia! Qëllimi i Rusisë dhe Serbisë ka qenë dhe mbetet, ndarja dhe hasmëria e shqiptarëve të besimit musliman me vëllezërit e tyre të gjakut të besimit të krishterë dhe prishja e shqiptarëve me Perëndimin!
•Prandaj, sa më larg popullit që të jetë ky soj i klerikëve moskovik, aq më e sigurt do të jetë shqiptaria!