“Si në bahçe të babës”, qytetari futet me veturë midis sheshit

15.12.2020 23:49:58

Si duket, dikujt po i konvenon ora policore!

Një qytetar ka vendos të bëjë një shetitje me veturë nëpërmes shesheve të Prishtinës

Pasi Prishtina është në zonë të kuqe dhe nga ora 19:00 ndalohet qarkullimi, një qytetar ka shfrytëzuar sheshin pa njerëz që të bëjë një shetitje me veturë nëpër sheshet e Prishtinës.

Madje ai është fotografuar duke hyrë me veturë në zbukurimet e vendosura nga komuna e Prishtinës për festat e fundvitit.

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët futen me veturë brenda sheshit ani pse një gjë e tillë është e ndaluar.