Si po shpërngulen romët e Tiranës drejt periferisë

27.05.2017 17:17:46

Prej disa vitesh nën sloganin e rindërtimit, shteti shqiptar po shpërngul Romët e Tiranës në mënyrë sistematike dhe të kalkuluar në periferi të qytetit.

Tek shkelen të drejtat themelore të njeriut, rrezikohet getoizimi dhe segregimi i këtij komuniteti në kundërshti me propagandën e dhembshurisë dhe zgjidhjes.

Shteti po dështon në marrjen e përgjegjësive themelore ndaj qytetarëve të saj, kur nuk shpalos asnjë plan dhe asnjë strategji për integrimin, mbrojtjen nga diskriminimi dhe margjinalizimi i këtij komuniteti. Investigimi i bërë nga redaksia e Syri.net do të transmetohet i plotë në orën 21:00.