Si pritet mbërritja e Ritës në Kosovë

17.02.2018 14:10:12

Rita Ora ka arritur në Kosovë.

Me të arritur në Kosovë këngëtarja është ndalur nga një vajzë e vogël e cila e përqafoi këngëtaren dhe në gjuhën angleze i uroi mirëseardhje, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka ardhë në Kosovë për të qenë e pranishme në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa do të jetë pjesë e koncertit qendror në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Rita do të performojë pas orës 22:00, ndërsa përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar edhe shumë befasi të tjera.

Kujtojmë orën 15:00 pritet që këngëtarja të mbajë konferencë për medie dhe pastaj do të pritet nga kryeministri Ramush Haradinaj.