Si shkak i coronavirusit – statuja e Krishtit në Brazil ndriçohet me imazhet e punonjësve të kujdesit shëndetësor

13.04.2020 17:14:50

Imazhet e punonjësve të kujdesit shëndetësor zbukuruan statujën e Krishtit në Brazil, gjatë ditës së diel pikërisht në festën e Pashkëve, për t’i nderuar mjekët dhe infermierët gjatë krizës së coronavirusit.

Sipas mediave të huaja“Qëndroni në shtëpi”, thuhej në një mesazh në krahun e statujës masive, krahas një infermieri të buzëqeshur.

Në një pikë tjetër të këtij kontributi, paraqiten fotografi të mjekëve, të kompletuar me stetoskop dhe pallto laboratori.

Përveç këtij rasti është hera e dytë që monumenti kombëtar është ndriçuar si përgjigje ndaj pandemisë së COVID-19.