Si të zgjidhët nyja Demarkacionit?!

04.03.2018 00:16:52

PROPOZIM:

Deklarata e dy Presidenteve Vujanoviq-Thaqi është një mundësi apo një lojë politike/ Si të dalim nga rrethi i nëntë i Dantës.Si të dalim nga rrethi vicioz në të cilin jemi nguju qe tre e më shumë vite?.Përgjëgjëja është e thjeshtë e, bile edhe shumë e mundëshme.

Nga: Binak Maxharraj

Mu për këtë dyeret tani janë të hapura më nënshkrimin e deklaratës së dy Presidentëve,por vetëm duhet të veprohet shpejtë e rreptë pa hamendje,nëse vërtet Presidentet e kane marrë seriozisht këtë punë. Pra si,fjala është që tashti e menjëherë të vihet ne sprovë kjo deklaratë dhe sinqeriteti i dy presdidenteve!

1.Që ndonjë korrigjim i mundshëm siç janë marre vesh Presidentet,duhet te bahet menjëherë qe tani. Por, nese Mali i Zi nuk pranonë që kësaj pune t’i hyhet menjëherë qe tani e, jo pas miratimit te Demarkacionit nga ana e Kuvendit atëhere situata ndryshon,qe do të thotë së vihet ne pyetje sinqeriteti i Malit të ZI,ose ndryshe kjo do te ishte vetëm një lojë, nje kurthe për Kosovën.

2.Nëse Mali i Zi e ka marrë seriozishtë këtë punë dhe korrigjimi i kufirit te bahet menjëherë,e jo pasi qe te miratohet ne Kuvend,ky do te ishte fillimi i zgjidhjes së nyjës së demarkacionit i cili na ka lidhë qe gadi tri vite,do të relaksohet e tërë jeta politike,por edhe deputetet do te çliroheshin nga energjia negative,nga presionet e partiakve te tyre,do të liroheshin nga ndjenja e tradhetisë.Por,ao edhe çka është shumë e rënësidhme Lista Srpska nuk do te qonte krye dhe të shantazhonte të tëtë jetën politike në Kosovë. Pra,nese kjo shkon siç duhet atëherë te dy palët duhet që menjëherë të ulen e ti formojn Komisionet për korrigjimin e kufirit i përbërë nga ekspertet nga pozita dhe opozita.Ky korrigjim i mundshëm i kufirit nuk do te merrte kohë të gjatë.Pra. kur te dy Komisonet e të dy shteteve do te pajtoheshin,atehere ratifikimi nuk do te paraqiste ndonjë problem,nuk do te kishte tensione dhe zvarritje,etj.

3.Por vërtet nëse Mali i Zi i hane fjalët e veta te dhëna ne deklaratën e përbashkët midis dy Presidenteve dhe nuk pranon që korrigjimi të bahet para Seancës se Kuvendit,por pasi qe te ratifikohet nga ana e Kuvendit,atehere kjo i ngjanë asaj prrallës kur: ujku e hante gomarin,e gomari thoshte ishalla është andërr. Dhe i gjithë faji do te kalonte ne anën e Malit të zi,sepse kur Demarkacioni te ratifikohet, është shumë veshtirë qe te bindet për ndonjë korrigjim eventual sepse dy nënshkrimet e Presidenteve te dhenë ne nje deklaratë te thjesht, nuk është obigative, pa fuqi juridike,qe do te thotë së me dije apo me pavetëdije Kosova përmes Presidentit Thaqi ka hy në një lojë te damshme për Kosovën,ka hy ne një mashtrim, ashtu siç dinë me i ba vetëm Thaqi gjate gjithë periudhës së pasluftës,ndoshta te gjitha këto i ka ba për me e pastru vehten kur mori një avantur Donkishotiane,ne krye vehte pa e konsultua asken,apo ndoshta kete e ka bërë për ndonjë interes personal.