Si u kremtua bajrami në Kosovë

25.06.2017 19:53:25

Me thirrjet për ruajtjen vlerave të islamit si dhe paqes e tolerancës, në Kosovë po kremtohet dita e Fitër Bajramit, që shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Edhe kësaj radhe kremtimet po përshkohen me thirrjet e Bashkësisë Islame të Kosovës për luftimin e çdo përpjekjeje që në emër të besimit të mbillet urrejtje mes besimtarëve duke shtrembëruar dhe keqinterpretuar parimet e islamit.