Sikur të ishim të vetëdijshem si popull dhe ti pranonim vlerat …

09.05.2021 10:42:25

Nga Hajrullah Tërnava

Sikur të ishim të vetëdijshem si popull dhe ti pranonim vlerat edhe të tjerve që kontribojnë, atëhere ishte dashur të pranohet se vlerat e themeleve të UÇK-së, paraqiten në fillim me aktivitetin dhe kontributin e rrallë të familjës Gërvalla në krye me Jusuf Gërvallën, që në ato kohëra edhe të ish Jugosllavisë, ishte enigm dikush të vepronte kundraj ati rezhimi, dhe si të tillë sherbimet sekrete të atyre kohërave të Jugosllavisë e paten likvidue Jusufin me vllaun e tij Bardhin dhe Kadri Zeken, prandaj Donika do ishte nderë që qysh nga lufta e këndej të ishte në institucionet e shtetit të Kosovës e jo të përbuzet si deri me tani. Fatlumesisht që në këto zgjedhjet e fundit Doniken populli e shpërblyen me votë dhe u ba deputete e parlamentit, e që tani në këtë Qeveri u emrua në krye të Ministrisë së PJ dhe Zavendës Kryeministër e Qeverisë, një kontribuese e kahemotshme që edhe që jetojke jashtë Kosovës në Gjermani, asnjëhere nuk është ndalur me aktivitetet kombëtare qysh nga vitet e 90 e deri me tani, na kujtohen paraqitjet e saja në TV gjermane e sidomos të pasluftës kur folke për qështjen e Kosovës, dhe ndodhke që në ato paraqitjet televizive gjermane u ballafaqonte me përfaqësuesit dhe prijsit e Serbisë, dhe me fakte e argumente i lejke pa tekst për të kqijat kriminale dhe gjenocidin që ia kanë bërë Kosovës, përfaqësuesit serbë për gjatë luftës, dhe si ngadhnjimtare në ato duele edhe paraqitjet e saja në TV na e permiresonin imixhin e shqipetarve të Kosovës edhe të popujt tjerë në Gjermani. Eshtë me u habitë me sjelljet e perfaqësuesve-prijsve të LDK-së, ndaj sajë, ku ajo ishte antare e kësaj partije dhe me sjelljet e prijsve të kësaj partije, që ishin të trishtuara ndaj sajë, na kujtohen ato intervenimet dhe ngrehjet zhag të saja nga ana e ruajtësve të rendit në mbledhjen e Kuvendit të Përgjithëshem të vitit 2015, e që askush nga prijsit nuk u interesonte që ti dilke në krah asaj, por jepnin urdhëra edhe ma të rrepta që mos ti lejohet hyrja në sallë, krejt kjo situatë e krijuar në këtë rast na jepte me kuptue se ata prijës të asaj partie ma të vjetër të pluaralizmit politik shqipëtar të Kosvës që ishte LDK-ja, e në këtë kohë kryetar i sajë ishte Isa Mustafa, që ishte dashur që Donika të shperblehet me poste të larta për ato kontribute që rrall kush që i kishte, e duke ia njohur babën e Donikës si kontribet dhënës të madhe për qështjen shqipëtare e që edhe gjatë luftës ka pasur luftëtar që kanë qenë të frymëzuar nga veprimtarija e tij patriotike e Jusufit, dhe sikur që dihet se Jusufi është vra si atëdhetar nga sherbimet sekrete të Sërbisë. Në krye të LDK-së, atehere ishte Isa Mustafa, dhe kjo po na jep me nënkuptue se ky Isa, moti ka qenë shërbëtor i armiqve tonë, e kur dihet kariera e Isa Mustafes në kohën e komunizmit, dhe kujt i ka shërbye ai në ato kohëra, por jo vetem si antar i komunizmit që ka qenë, sepse atëhere shumica e shqipëtarve që punonin duheshin të ishin antar të asaj partije të PKJ-së, e që ishte si e vetmja parti, por disa nga ta ishin shërbëtor të ati sistemi në menyra të ndryshme e sidomos ata që ishin në sherbim të sigurimit shtetëror e që kontribonin për atë shërbim, dhe të gjithë ata që kanë qenë bashkpuntor të atyre shërbimimeve në ato kohëra, edhe sot janë të detyruar me punua për atë sherbim që tani eshte i Sërbisë, sepse po nuk punuan për ate sherbim sërb, ata janë në gjendje ti shantazhojnë për të gjitha të kqijat për të cilat i kanë bërë gjatë gjithë jetës së tyre vendit dhe kombit të tyre, sepse ai shërbim ka fakte dhe argumente (korpur delikte) si shërbëtor të ati shërbimi që ishin, dhe po u shantazhuan sikur në këtë menyre që e spjegova, për ata shërbëtor do ishte ma e lehtë të bëjnë vetëvrasje se të jetojn ma. Prandaj e keqja e kësaj kohe është që ata shërbëtor të sherbimeve sekrete të Sërbisë, në kohëra tani të pas luftës janë ende në sherbim të ati sherbimi sekret sikur e spjegova, dhe tani kur po i shohim sjelljet e dyshimta edhe në poste të larta shtetërore dhe parlament, po na dalin te tille shume, sepse vetë reagimet ndaj qendrimit ligjor të Ministres Donika Gervalla nga përfaqësuesit e PDK-së, po e konfirmojnë këtë qka e thash më lartë, populli i Kosovës me vetë faktin që ia dha në mnyrë apsolute votën kësaj Qeverije LVV dhe Vjoses, ata si të deshpruar deri me qeverisjet e deritanishme, tani po presin që po keta, qe deri me tani ishin te pastert dhe në suaza ligjore e në sherbim të popullit, tani te ta i kanë shpresat se do ti luftijnë gjitha të kqijat sikur kanë premtua gjatë zgjedhjeve, dhe me ato të mira që do ia bëjnë vendit, tia kthejnë shpresën dhe dinjitetin e të jetuarit në Kosove qytetarve të sajë. Edhe këtë Gjykatë Speciale të krijuar nga Parlamenti i Kosvës, e formuan vetë përfaqësuesit e PDK-së në krye me Hashim Thaçin, dhe banin presion edhe atë me kërcnime ndaj deputetve tjerë që të krijohet ky gjygj, dhe kush nuk e voton këtë gjygj e konsideronin tradhëtar, e vetmja parti që nuk e votoj këtë gjygj ishte LVV, dhe tani bash ata që bëren atë presion për krijimin e këti gjygji, tani po bojnë qmos për ta asgjasue këtë gjygj që tani është tepër vonë. Vendimet e marra në parlament për pagesën e avokatve që duhen ti mbrojnë të akuzuarit, të cilët janë milionera, është diqka e pakuptimt sepse të akuzuarit do të përgjegjen për vrasjen e shumë aktivistve të LDK-se, që i bjen se ata qytetar që iu kanë likfidue antarët e familjes, duhen me parat e tyre ti paguajnë vrasësit e familjarve të tyre. Pran këtyre fakteve dhe argumenteve, si mund të lejojnë disa nga deputetet e PDK-së, tani ta kercnojnë Ministren Donika Gërvallën, dhe ta ofendojnë atë me fjalet ma të ndyra kur dihet mirë e kaluarja e sajë, dhe kontributi i sajë familjar. Ka deputet në Parlamentin e Kosovës që nuk kanë qenë të lindur fare në kohën e Jusuf Gërvallës kur ai kontribonte si askush për qështjen kombëtare dhe si i tillë, u vra në Gjermani. Dhe ma në fund këtë Gjygjin Special a e kanë krjue kryesisht deputete e PDK-së, me seli në Hagë, që dihen me emra kush e ka votue këtë gjygj, pse tani ka nevojë të krijohen dyshime dhe kërcnime të tilla rreth sulmeve që iu bëhen Donika Gërvallës dhe Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, për kinse akuzat ndaj UÇK-së, kur në Hagë janë vetem disa nga ata të akuzuar si të dyshimt, që ishin të përfeshirë në luftë dhe do të shkojnë edhe disa të tjerë si të dyshuar, gja që askush nuk po garanton se gjithesesi do të denohen ata, sepse nëse nuk kanë bërë vepra të denueshme ata do te lirohen, dhe në të kundërten edhe nëse denohen ata, paskan krye ato vepra kriminale për të cilat po dyshon Gjygji Special, prandaj në të miren e popullit është e sidomos të atyre që me vite i presin zbardhjet e vrasësve të familjareve të tyre. Kurse njollosja për UÇK-në, do të ishte sikur tu burgoseshin të gjithë luftëtaret-veteranet e luftës pa fakte dhe argumente, por deri nuk është kjo ne pyetje, asesi nuk duhet të përballet UÇK-ja me ato ngarkesa, dhe te gjithë pjestaret e sajë duhen të jenë krenar që i kanë takue ketyre njisive luftarake, prandaj pasi të mbaron gjykimi i të dyshuarve, atëhere do shifet kjart se disa në numer të vogël paskan bërë ato vepra kriminale për të cilat duhen të përgjigjen dhe të denohen, dhe në këtë menyrë tani do të është e pastruar UÇK-ja në tërsi, dhe vetem atëhere do të krenohen ata luftëter të pastërt që i kanë sakrifikue jetërat e tyre për atedheun e tyre të shenjët Kosovën.