Sipas “Kurir”-it serb:  Shqiptarët janë në panik të madh: Edhe Trumpi, është  për ndarjen e Kosovës

09.07.2018 12:02:00

Gazeta beogradase”Kurir” e fillon ditën e parë të kësaj jave me titullin spektakular: “Shqiptarët në panik të madh: Edhe Trumpi, është  për ndarjen e Kosovës!”

Sipas kësaj gazete serbe “Lobistët nga Uashingtoni, njoftojnë se Trumpi, shqyrton propozimin, që Presheva nga ana perëndimore e autostradës të zëvendësohet për veriun e Kosovës”.

Kjo zhurmëri propagandistike rreth ndarjes së Kosovës vjen në prag të takimit historik të mundshëm sipas opinionit serb  në Beograd, midis presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donalt Trump, në prag të Samitit të G7, i cili pritet të mbahet në verën e vitit 2019.

Lidhur me opsionin për ndarjen e Kosovës, qoftë edhe sipas modelit “Preshevën për veriun e  Kosovës”, ka zgjuar reagimin e institucioneve të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, duke e quajtur atë të papranueshëm, madje edhe cinik dhe provokativ.

 

Sevdail Hyseni