Sirius Wine, kompania kosovare që sjell verërat me të mira në botë

08.11.2016 10:52:59

Sirius Wine është kompania më e madhe kosovare në importimin e verërave dhe alkoolit. Sirius Wine është pjesë e kartelës së lojalitetit, MANA, me të cilën mund të fitoni bonuse përmes pikëve të grumbulluara.

Dhe për këtë, gjatë gjithë muajit nëntor ju mund të fitoni ekstra pikë MANA, duke blerë produkte specifike tek Sirius Wine.

Kush është Sirius Wine?

Prodhuesit kryesor që bashkëpunojnë me Sirius Wine janë ndër më të njohurit në botën e prodhimit të verërave dhe alkooleve.

Sirus Wine sjellë më shumë se 50 shijë të ndryshme të verërave me lloje të ndryshme të rrushit.

Është kompania e vetme që zotëron dhe operon me dyqanet e specializuara për pije alkoolike Wine Shopet dhe produktet e Sirius Wine nuk gjenden në markete.

Duke dashur që gjithçka të jetë profesionale, Sirius Wine ka të angazhua ekspertin profesional Sommelierin (degustator profesional, titull ndërkombëtar për lëmin e verërave) me diplomë nga instituti më i lartë që certifikon profesionin e Sommelierit.

Kjo bënë që kompania të ketë gjithmonë stok të kontrolluar dhe të freskët për konsumim.

Sirius Wine ka zhvilluar 12 emisione për ngritjen e kulturës së verës dhe informimin e publikut për konsumim të moderuar. Emisionet quhen “Kultura e verës” dhe gjenden në Youtube me producent Sommelierin, Fidaim Rashiti, njëkohësisht edhe pjesë e jurisë për gjykimin e verërave më të njohura nga e gjithë bota në konkursin internacional të Lionit.

Kjo kompani, përpos shitjes dhe distribuimit (shpërndarjes), organizon edhe trajnime profesionale për pasionantët dhe restoratorët (staf restorantesh) për njohjen shërbimin dhe rekomandimin e verërave në çiftëzim me ushqime.

Qëllimi dhe misioni i kompanisë Sirius Wine është trajtimi profesional i verërave, ngritja e kulturës së konsumimit dhe kujdesi ndaj konsumatorit. Ndërsa, motoja kompanisë është “Eja edhe ti, gjeje shijen tënde”.

Llojet e verërave dhe alkooleve që importon Sirius Wine:

Franca (Baron Edmond de Rothschild, Christian Moreau Chablis, Chateau Lamothe Vincent, M. Chapoutier, Chateau de Ferrand, Vinovalie.
Italia (Fantinel, La Roncaia, Vigneti).
Shqipëria (Kantina Arbëri)
Champagne (A.R Le Noble) Francë
Cognac (Chateau Montifaud) Francë
Armagnac (Castarede) Francë
Calvados (Chateau du Breuil) Francë
Whisky (Highland Queen) Skoci.