Situata alarmante me koronavirus në Kosovë, Qeveria merr vendim të ri për kafiteritë

05.07.2020 13:44:58

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur strategjinë e re të Qeverisë në luftën kundër koronavirusit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore, ka bërë të ditur rregullat e reja që ka ndërmarrë qeveria pas rasteve të fundit me koronavirus në vend.

Hoti ka bërë të ditur se duke e parë që lokalet, kafiteritë e restorantet nuk po i respektojnë rekomandimet, atëherë siç tha Hoti, është rekomanduar që të ndryshojë orari.

“ Lokalet e gastronomisë mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit. Do të funksionojnë vetëm Take Away”, theksoi Hoti.

Kreu i ekzekutivit shtoi po ashtu që do të përgjysmohet edhe numri i udhëtarëve në transport publik.