S’ka marrëveshje për datën e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore

18.05.2020 18:54:06

Liderët politik nuk u morën vesh për datën e zgjedhjeve. Kreu i LSDM-së Zaev insiston për zgjedhje më 21 qershor duke mos përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve edhe pa VMRO-DPMNE-në.

Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së tha se kjo datë është miratuar dhe nuk ka shmangie

“Për mua nuk ka asnjë datë tjetër përveç 21 qershorit. Kjo datë është miratuar dhe nuk ka shmangie. Kemi dorëzuar lista të kandidatëve, na janë pranuar, ka përfunduar shorti ne jemi numër 3”.

VMRO-DPMNE-ja propozon tri data.

Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRODPMNE-së propozoi datën 23 ose 30 gusht, apo 13 shtator.

“I propozuam datat fundin e gushtit dhe fillimin e shtatorit, përkatësisht 23 ose 30 gusht, apo 13 shtator. Në këto data besojmë se pandemia do ta ulë intensitetin”

BDI kërkon datë me konsensus.

Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së kërkoi të arrihet konsensus për një datë të mundshme me sa më pak rrezik për qytetarët.

“Të arrihet konsensus për një datë të mundshme me sa më pak rrezik për qytetarët”.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë zgjedhje më 26 korrik.

Ziadin Sela, Kryetar i ASH-s tha se në këtë periudhë beson se do t’i japin kohë trendit të fitores ndaj korona virusit.

“Në këtë periudhë ne besojmë se do t’i japim kohë trendit të fitores ndaj korona virusit, do të kemi më pak të infektuar dhe më shumë siguri për qytetarët.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kërkon 35-50 ditë afat për përgatitjen e procesit zgjedhorë. Procesi aktual ka mbetur pranë fillimit të fushatës zgjedhore.