Skandal në Kuvend, Valentina Leskaj i pret fjalën ish-kryeministri Sali Berisha

17.11.2016 13:04:31

E tensionuar ka nisur seanca e sotme e Kuvendit, ndërsa punimet janë duke u drejtuar nga Valentina Leskaj, e cila është zëvendësuesja e Ilir Metës kur ky i fundit mungon.

Në sallën e Kuvendit ish-duke folur ish-kryeministri Sali Berisha kur Leskaj i ka ndërprerë fjalën me arsyetimin se i kishte mbaruar koha prej 3 minutash.

Leskaj i ka dhënë urdhër teknikës së Kuvendit që ti heqë mikrofonin ish-kryeministrit, duke pretenduar se e kishte kaluar minutazhin e përcaktuar.