Skandal në Romë/ Klubi verdhekuq “dëbon” legjendën Françesko Toti

17.06.2019 22:07:59

Pas lamtumirës së futbollit dhe fanellës verdhekuqe, legjenda e Romës, Francesco Totti ka mbyllur sot edhe aventurën e tij si menaxher i klubit ku shkroi historinë.

Një divorc i hidhur për Tottin dhe një skandal për Romën, që duket se e ka dëbuar me stil ish-kapitetin, i cili pas thashethemeve ka shpejguar për mediat motivet e largimit, duke treguar të vërtetën e tij. Këtu

“I dërgova një e-mail Drejtorit Ekzekutiv të Romës, ku shkruaja me pak fjalë të paimagjinueshmen për mua. Unë mendoj se ishte e drejtë dhe e përshtatshme për ta marrë këtë vendim, nuk kam pasur kurrë mundësi operacionale për të punuar në fushën teknike të Romës, mendoj se është vendimi më koherent dhe i drejtë, pasi para të gjithave është Roma”, tha ai.

Sipas Totit faji nuk ishte i tij dhe as zgjedhja për të braktisur ambientin verdhekuq.

“Nuk ishte i imi vendimi, por nuk më përfshinë në një projekt teknik. Viti i parë u realizua, por pastaj e kuptova se nuk e gjetëm kurrë njëri-tjetrin. Ata e dinin dëshirën time për t’i dhënë aq shumë kësaj kompanie, por kurrë nuk kanë pasur një plan konkret”, theksoi ai.

I pyetur nëse kemi të bëjmë me një mirupafshim apo lamtumirë, legjenda është përgjigjur: “Për njerëzit e Romës unë duhet të them vetëm faleminderit për mënyrën se si ata gjithmonë më kanë trajtuar mua. Ka pasur respekt të ndërsjellë, si në dhe jashtë fushës. Unë vetëm mund t’u them që të vazhdojnë të mbushin me gëzim këtë ekip. Roma është ekipi më i rëndësishëm për mua, për ta parë atë në këtë moment vështirësie, më shqetëson dhe më bën të trishtuar. Nuk është një lamtumirë, është e pamundur të shohësh Totin jashtë Romës dhe si një romanist nuk mendoj se mund të ndodhë. Do të ndjek rrugë të tjera, por gjithmonë do të jem gati për Romën”.