Skandaloze: Artistë sllavomaqedonas nëpërmjet Prizrenit përcjellin mesazhe kundër presidentit amerikan, Donald Trump!

23.09.2017 15:59:21

Gropa arkeologjike në zënën e Qendrës historike të Prizrenit kishte mbetur prej kohësh si një relike dhe si një pjesë e braktisur që është bërë edhe gropë e rrezikshme dhe aspak e pëlqyeshme për qytetarët dhe për turistët që vjnë e vizitojnë Prizrenin.

E ndodhur në një zonë të frekuentuar shumë edhe ditën, edhe natën, kjo gropë paraqet rrezik për qytetarët, sidomos gjatë natës kur ndodh që ta mbulojë terri i plotë.

Mirëpo, ajo që më ra në sy, në fakt është një fletërrufe me mesazhe të caktuara brenda saj dhe një foto afër saj. E kishte lënë OPA (Obssesive Possessive Agression)

Nga teksti shihet se janë kontekstualizuar tri momente socio-historike dhe socio-kulturore: gjetjet arkeologjike që i përkasin periudhës klasike  romake (II-III të erës sonë), Xhamia “Arasta” e ndërtuar në shekullin XVI, e shkatërruar më 1963, dhe; ndërtesat moderne të stilit të socializmit jugosllav, për të përcjellë mesazhet kundër presidentit Trump.

“Rastësisht të gjitha këto bien së bashku në vendin e monumentit më të ru të Prizrenit, të ngritur për nder të Presidentit të 45-të Shteteve të bashkuara, Donald Trump. Si një “gur kufiri” që shënon kufirin e tre “territoreve të përmendura më parë, është vendosur në mbetetjet e e një monumenti të shpërfillur të heronjve të Luftës së dytë Botërore, të përbërë nga gjashtë portrete bronzi të cilat janë zhdukur.” – thuhet ndër të tjerash në këtë fletërrufe.

Duhet të theksojmë se OPA ka faqen e saj në facebook https://www.facebook.com/search/top/?init=quick&q=obssesive%20possessive%20aggression&tas=0.2011267802369383, ku edhe është dhënë një informacion i përgjithshëm  për këtë organizatë. Sipas këtyre informacioneve, OPA është themeluar nga dy artistë maqedonas: Slobodanka Stevçeska dhe Denis Sraginovski.

Në fakt, përpjekja për të përcjellë mesazhe kundër presidentit Trump, i cili quhet madje gur kufiri në tri territore, është një përpjekje që nëpërmjet artit, apo një montazhi atistik, të përcjellë mesazhe ksenofobe, që mund të jenë me peshë si ato të shpërfaqura nga përfaqësues të VV-së për zhdukjen e Izraelit, apo edhe të tilla që bëjnë thirrje që shqiptarët me të drejtë vote në Gjermani, të mos e votojnë kancelaren Merkel.

Dhe mesazhe të tilla përcillen nga Maqedonia nëpërmjet Prizrenit, përkatësisht nëpërmjet një montazhi artistik, që bie ndesh me mendësinë, kulturën dhe orentimin qytetërues dhe gjeopolitik të shqiptarëve.

Kurse pesha me e rëndë e gjithë kësaj është se nuk është prekur vetëm kjo pjesë, por edhe Kalaja dhe disa pika të tjera kulturore në Prizren.

Rreth orës 17 pritet të bëhet hapja, kurse do të ketë edhe ambasadorë të shteteve të ndryshme, por që nuk dihet se a është kërkuar leje qoftë nga Drejtora komunale për kulturë, qoftë edhe nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve, pasi që sot nuk është ditë pune dhe nuk gjen njeri që të kontaktohet për këtë.