Skënder Hyseni: 260 mijë armë pa leje janë në duart e qytetarëve të Kosovës

19.01.2017 17:51:14

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka deklaruar se rreth 260 mijë armë pa leje janë në duart e qytetarëve të Kosovës.

Këto deklarime ai i bëri gjatë prezantimit të projektligjit për legalizimin e armëve, dorëzimin e armëve të vogla, municioneve dhe mjeteve eksplozive.

Skënder Hyseni gjithashtu potencoi se Policia e Kosovës, gjatë vetëm një viti konfiskon rreth 1.200 armë.

Mbështetje këtij ligji i kanë dhënë të gjitha grupet parlamentare.