Shqipëri/ Skënderbeu kalon pa probleme Kastriotin dhe merr kreun

26.08.2018 18:59:56

Pas fitores së rëndësishme 1-0 të marrë në javën e parë kundër Partizanit, Skënderbeu ka fituar edhe pasditen e sotme në fushën e Kastriotit, 3-0.

Një fitore kjo që ka qenë e merituar nga lojtarët e Orges Shehit, të cilët kanë zgjidhur gjithçka në pjesën e parë të ndeshjes. Ishte Demte ai që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 16-të, teksa Bregu ka dyfishuar avantazhin e miqve në të 30-ën.

Bregu ka qenë protagonist edhe kur kishin mbetur katër minuta nga fundi i ndeshjes, duke shënuar golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.

Ky sukses i jep mundësinë korçarëve të marrin kreun e Superiores dhe të shkojnë dy pikë larg Laçi-t, skuadra që mban vendin e dytë për momentin dhe kundërshtari i ardhshëm i bardhekuqve në kampionat.

Për sa i takon Kastriotit, ata mbajnë vendin e pestë në renditje me pesë 3 pikë, të siguruara në ndeshjen hapëse, të cilën e kanë fituar 1-0 në fushën e Luftëtarit.