Sllavo-ortodoksët e Ballkanit jo vetëm Shën Terezën, por edhe identitetin e kanë ndërtuar mbi vjedhjet e vlerave të shqiptarëve

04.09.2016 18:44:29

Një popull pa identitet, pa të kaluar të qartë dhe një mbetje e sllavëve që erdhën në Ballkan si nomadë, sllavomaqedonasit ka kohë që janë duke u munduar të ndërtojnë identitetin e tyre duke e vjedhë identitetin e shqiptarëve të krijuar gjatë gjekujve. Më parë kanë provuar ta vjedhin Gjergj Kastriotin, vetëm pse sipas disa pikëpamjeve ai paska lindur në Dibër, që tash gjendet në kuadër të shtetit që shqiptarët e kanë njohur si Maqedoni, kurse bota ende e njeh si IRJM, apo Ish-Republika Jugosllave e Maqedeonisë, me çka ia kanë bërë të qartë se identiteti i tyre shtetëror lidhet vetëm me ish-Jugosllavinë, dhe janë racë sllave. Edhe përpjekja për vjedhjen e Shën Terezës, është përpjekje që shkon në të njëjtin drejtim, edhe pse kjo është një nga përpjekjet me idiote dhe më të kota që mund të bëhet, pasi që ajo vetë e ka theksuar vazhdimisht përkatësinë e saj shqiptare, dhe ka mbyllur çdo shteg për keqpërdorimin dhe përvetësimin e identitetit, përkushtimit dhe asaj që ka përfaqësuar dhe që përfaqëson. Për më tepër, është Qeveria e Shkupit që ka prishur edhe gjurmën e fundit të Nënë Terezës, më 2013.

prishet_gjurma_e_shtepise_se_n

Tashmë kur Nënë Tereza është shenjtëruar dhe ajo është Shën Tereza, kur mbarë bota ka mbajtur sytë dhe veshët kah Sheshi Shën Pjetër në Romë dhe ka përcjellë me vëmendje dhe me emocione ceremoninë për shenjtërimin e saj, sllavomaqedonasit, sërish kanë filluar të bëjnë gjithçka për të fshehur identitetin e saj shqiptar. Është për të theksuar se sot ka pasur deklarime të zyrtarëve dhe të ish-zyrtarëve sllavo-maqedonas për Shën Terezën, por ka pasur një heshtje totale e përfaqësuesve politikë shqiptarë. Madje ata nuk morën pjesë as në ceremoninë e shenjtërimit të saj. Në këtë kontekst, duhet thënë se sllavomaqedonasve sjelljet e tilla të përfaqësuesve politikë shqiptar në Maqedoni u shkojnë për shtat pikërisht edhe në përpjkje për të fshehur gjurmët e identitetit shqiptar të Shën Terezës. Duhet shtuar se ndër përpjekjet për të fshehur të vërtetën për Shën Terezën, Shkupi zyrtar çdo pllakë, dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me Shën Terezën, e ka të shkruar sllavomaqeonisht që është një përzierje elementesh gjuhësorë të bullgarëve, serbëve, rusëve etj.

shkupi-dhe-nene-tereza_1473003971-2816373

Përpjekjet e Shkupit për të fshehur të vërtetën për Shën Terezën, në fakt janë pjesë e përpjekjeve që sllavët-ortodoksë të jugut kanë bërë për të fshehur të vërtetën për vjedhjen e vlerave, personaliteteve dhe të fakteve historike shqiptare dhe paraqitjen  e tyre si vlera, personalitete dhe fakte hostorike sllavo-ortodokse. Vjedhja nga ana e Serbisë,e kurorëzimit të Stefan Nemanjës (prof. dr. Skënder Rizaj thotë se në Hilandar, pra në Kishën e Hilandarit, e ka gjetur të shkruar Stefan Nimani), më 1217, si moment të themelimit të Kishës Ortodokse Serbe, është një nga vjedhjet e mëdha, edhe pse nuk e fshehin dot se ai i ka takuar ortodoksisë së ritit latin, dhe se ka qenë në konflikt me perandorin bizantin Isaac II Angelos. Pra, historia e vjedhjes së vlerave, personaliteteve dhe e fakteve historike nga ana e sllavo-ortodoksëve të jugut të Ballkanit, është e hershme dhe e vazhdueshme, kurse përpjekjet e shekullit XX dhe të fillimshekullit XXI, janë vetëm vazhdimësi e përpjekjeve të tilla, edhe pse tashmë janë të kota, sepse shkencësia, hulumtimi shekencor dhe argumentimi faktografik është më i lehtë për t’u bërë edhe me gjenetikë, edhe me fakte dhe dëshmi të tjera. Sidoqoftë, sheknca jonë, por edhe institucionet shtetërore duhet të mos e nënvlerësojnë anagzhimin e sllavo-ortodoksëve për të përvetësuar vlerat, personalitetet dhe faktet historike, sepse koha ka treguar se ata edhe marrëveshjet e ndryshme politike i lidhin me pranimin nga ana e shqiptarëve të vjedhjeve të bëra nga ta.