Slloveni, 2 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri

22.08.2016 20:51:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në qytetin e Izolas në Slloveni. Një burrë i moshuar ka hapur zjarr në hyrje të spitalit, duke qëlluar për vdekje një oficer policie. Ai ka plagosur një tjetër polic dhe një doktor. Polici ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Autori vdiq gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë, raportojnë mediat rajonale. Doktori dhe polici tjetër janë në gjendje kritike për jetën. Spitali ka shpallur gjendje të emergjencës dhe gjithë stafi, bashkë me pacientët janë mbyllur përkohësisht brenda. Ende nuk janë të qarta motivet e sulmit. Hetuesit po punojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë