Sllovenia e ka “bombarduar” Serbinë, shpallet kampione evropiane

17.09.2017 22:38:07

Sllovenia e ka “bombarduar” Serbinë, të cilën e ka mposhtur në finale të Kampionatit Evropian të basketbollit me rezultat 93:85 (20:22, 36:25, 13:20 e 22:18), për t’u shpallur kampione e Evropës

Sllovenët kanë qenë më të mirë se serbët, duke qenë në avantazh në pjesën më të madhe të lojës.

Epërsia më e madhe e sllovenëve ishte +12, ndërsa Goran Dragic ka qenë hero i tyre dhe i pandalshëm për serbët.