Sofali: 500 shtëpi pa ujë të pijshëm, shkak pompat (Video)

29.01.2017 20:57:19

Rreth 500 shtëpi të lagjes Sofalia në Prishtinë kanë mungesë të ujit të pijshëm.

Sipas banorëve shkak i këtyre problemeve janë disa pompa të ujit të cilat nuk po funksiononin.

Ata kanë deklaruar se problem me ujë kanë tash e 12 vjet, njofton klan kosova.

Kurse zëdhënësja nga Ujësjellësi Rajonal Prishtina, ka thënë se furnizimi i dobët me ujë është si rezultat i mungesës së energjisë në stacionin e pompave.