Sokol Havolli: Kosova e do Amerikën dhe nuk ka frikë se e humb!

18.08.2016 09:51:26

Sokol Havolli nga Zyra e kryeminstrtit të Kosovës, Isa Mustafa nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook ka shprehur në mënyrë të veçantë marrëdhëniet e shqiptarëve të Kosovës me SHBA-të.

Ai është shprehur i bindur se shqiptarët i duan SHBA-të, dhe këtë e ka shprehur dy herë, dhe nuk kanë frikë se mund t’i humabsin ato dhe mbështetjen e tyre për Kosovën dhe shqiptarët.

Këto komente, z. Havolli i ka bërë pas deklaratës së fortë të zëvendëspresidentit amerikan, Xho Bajden, se Kosova nuk ka mik më të mirë se SHBA-të, që shprehin sigurinë për marrëdhënie të veçanta ndërmjet këtyre dy shteteve.

“Na, Kosova, e dojna Amerikën. Asnjëherë nuk tutemi që po e humbim Amerikën! Na, e dojna Amerikën”, – thuhet në postimin e tij, të cilin e shoqëron me një fotografi të zëvendëspresidnetit të SHBA-ve, Xho Bajden gjatë fjalimit të mbajtur me rastin e emërtimit të rrugës në Sojevë me emrin e të birit të tij të ndjerë, Bo Bjaden.

havolli