Sondazhi: Qytetarët nuk e duan më Ramën kryeministër, qeveri teknike për zgjedhjet

31.03.2017 10:46:41

Shqiptarët duket se po e humbin çdo ditë e më shumë besimin tek Edi Rama dhe qeveria e tij.

Skandalet e një pas njëshme dhe largimi i disa ministrave në fund të mandatit kanë bërë që qytetarët të humbin çdo ditë besimin nga qeveria e Edi Ramës, vetëm dy muaj para zgjedhjeve.

Në një sondazh të organizuar nga SYRI.net gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale, më shumë se 70 mijë shqiptarë kanë kërkuar qeveri teknike.

Duke votuar, komentuar apo duke dhënë mendimin e tyre, më shumë se 70 për qind e ndjekësve kanë kërkuar qeveri teknike për të bërë zgjedhje të drejta dhe të lira.

Ka një numër të konsiderueshëm edhe të qytetarëve të cilët janë ende të lëkundur në bindjet e tyre dhe nuk mbështesin asnjërën palë.