Sondazhi : Të rinjtë arabë e shohin Trumpin si anti-musliman

Sondazhi : Të rinjtë arabë e shohin Trumpin si anti-musliman

03.05.2017 13:05:33

Shumica e të rinjve arabë e shohin zgjedhjen e Donald Trumpit president të SHBA-së si faktorin që do ta ketë ndikimin më të madh në fenë e tyre në pesë vitet e ardhshme, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Po ashtu, ata shprehin shqetësim se Trump është anti-mysliman.

Në muajin mars Trump e nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’ua ndaluar udhëtimin në SHBA qytetarëve nga gjashtë vende me shumicë myslimane, duke u thirrur në arsyeje të sigurisë, por urdhri i tij u bllokua nga gjykata.

Sondazhi vjetor nga firma për marrëdhënie publike me bazë në Dubai “ASDAA Burson-Marsteller” me persona të moshës mes 18 dhe 24 vjeçe nga vendet arabe, tregoi se 64 për qind të anketuarve e shohin presidencën Trump me shqetësim, frike dhe zemërim.