SONTE NË “INTERVISTA ME BLERIMIN” AVDULLAH HOTI I LDK-SË

07.02.2018 13:58:14

Sonte në emisionin e RTK-së “Intervista me Blerimin”, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti flet për zhvillimet e fundit në vend dhe opozitarizmin që po bën kjo parti.

Diskutojmë për Strategjinë e BE-së për zgjerim, për temat e mëdha që po mbajnë peng Kosovën, Demarkacionin dhe Ushtrinë, shfuqizimin e Speciales, performancën e qeverisë Haradinaj, raportet me Lëvizjen Vetëvendosje, nismën për takimet e grupit parlamentar në komuna, shëndetin e liderit të LDK-së Isa Mustafa, etj.

Intervista transmetohet Live, prej orës 20:15 në RTK