Sonte, në TV Dukagjini: Dastid Pallaska flet në “Personale” (Video)

12.11.2016 19:31:32

Avokati Dasitd Pallaska është protagonisti i radhës në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit.

Në këtë interviste që transmetohet sonte prej orës 22:30, Pallaska ka folur për mundësinë e krijimit të një gjenerate të re politike që do të zëvendësonte klasën aktuale. Sipas tij, politikanët aktualë në Kosovë qëndrojnë në pushtet me çdo kusht sepse, për të, ata e dinë që pa pushtet do të duhet të shkojnë në burg.

Pallaska mendon se koalicioni PDK-LDK është organizatë shkatërruese që ngjan me organizatat kriminale që ndajnë plaçkën.

Ai ka folur edhe për sistemin e drejtësisë, opozitën dhe për debatin Kosovë- Shqipëri.

“Personale” me autore Krenare Vokshi Shala është emision ku personalitete të politikës artit dhe medias tregojnë të pathënat.

Emisionin mund ta ndiqni drejtpërdrejtë edhe në telegrafi.com, duke filluar nga ora 23:30.