Sot afati i fundit për koalicionet parazgjedhore

16.05.2017 09:30:57

Sonte në mesnatë  përfundon afati për partitë politike për të deklaruar në Komisionin Qendror Zgjedhor koalicionet parazgjedhore.

Në bazë të planit për zgjedhjet e jashtëzakonshme që ka përpiluar KQZ afati për deklarimin e koalicioneve ka qenë nga 11 e deri më 15  maj

Deri më tani asnjë koalicion parazgjedhor nuk është zyrtarizuar nga partitë politike, përveç ati  AAK-Nisma i zyrtarizuar një vit më parë.