Zvicra sot feston ditën e pavarësisë së saj

01.08.2016 08:50:07

largea_12714066_10205362268567142_1864032565_n1455538524Kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi, në një postim në facebook përkujton 1 gushtin e vitit 1291, kur zu fill konfederata helevetike me nënshkrimin e Kartës federale nga ana e tri kantoneve, për t’u bërë sot 26 kantone të tilla. Z. Latifi, më tej kujton edhe faktin se “Zvicra është njëri nga shtetet që u ka ndihmuar më së shumti shqiptarëve”. Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e tij në facebook:

“Sot qytetarët e Zvicrës festojnë ditën e pavarësisë, e cila shenon lindjën e Konfederatës së Zvicrës. Në të cilën 725 vjet më parë tre kantone në zemrën e Alpeve ranë dakord për një pakt solidariteti.
Dita Kombëtare Zvicerane e 1 Gushtit përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane. Në 1291 tre kantone malore u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone.
Zvicra është njëri ndër shtetet që u ka ndihmuar më së shumti shqiptarëve. Në Zvicër jetojnë një numër i madh i shqiptarëve, thuhet se mund të jenë rreth 250 000 sish, e herë pas here jepen edhe shifra më të larta. Si do që të jetë, shumë prej tyre e kanë edhe shtetësinë e Zvicrës.
Urime të gjithë qytetarëve zviceran 1 Gushti- dita kombëtare e pavarësisë!
Duke uruar që këtë shtet dhe popullin e tij ta bekojë Perëndia dhe t’i dhurojë çdo të mirë. Zvicra njihet si njëri ndër shtetet më mike të popullit shqiptar.”