Sot fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

12.08.2016 15:51:43

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot, 12 gusht, do të fillojë faza e pestë e dezinsektimit hapësinor.

Në një njoftim për media, nga komuna kanë njoftuar për orarin e dezinsektimit dhe lagjet, në të cilat do të kryhet.

1. 12/08 Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qytezën Pejton

2. 13/08 Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, , Vreshtat dhe Kolovica

3. 14/08 Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Vetërnik , Zonën Industriale , Lagja Nici dhe Kazerma Adem Jashari

4. 15/08 Bregu i Diellit, Lagjija e Spitalit dhe Kalabria

5. 16/08 Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi.

6. 17/08 Hajvali, Mramor , Barilevë, Bërnica,Besi, Bardhosh

Pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e kompanisë dhe kushteve optimale klimatike, fazë e pestë e dezinsektimit do të filloi punën sipas kohës: 19:30 – 23:30 dhe orarit të përcaktuar paraprakisht.