Sot Kuvendi Kosovës mban seancë plenare

Sot Kuvendi Kosovës mban seancë plenare

04.06.2020 01:39:12

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare nga ora 10:00.

Pikat e rendi të ditës janë këto:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020,

Propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.