Sot mbahet ‘Seminari X Ndërkombëtar i Albanologjisë’ në Tetovë (Foto)

30.09.2016 08:55:27

Universiteti i Tetovës, sot dhe nesër, organizon Seminarin X Ndërkombëtar të Albanologjisë

Hapja solemne e Seminarit, do të bëhet sot, në orën 12:00, në Amfiteatrin e Rektoratit të UT-së.

Seminari, sivjet do t’i zhvillojë punimet në katër sesione: të gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe etnokulturës. Sipas organizatorëve, në seminarin e këtij viti, pritet të marrin pjesë rreth 100 studiues nga hapësira shqiptare.

Në temën boshte “Letërsia shqipe në shekullin XX”, do të referojnë studiues të shumtë dhe personalitete shkencore që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar për gjuhën, letërsinë dhe historinë tonë kombëtare.

Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë tashmë është shndërruar në një institucion ku për çdo vit shpalosen të dhëna të reja për kulturën shqiptare.

Debatet dhe mendimet që pritet të paraqiten gjatë punimeve të seminarit, nxjerrin në dritë vlera të rëndësishme dhe me peshë shkencore. /Telegrafi/

Seminari X Ndërkombëtar i Albanologjisë