Sot në Austri takohen Thaçi e Vuçiq

25.08.2018 13:40:05
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq do të takohen në Austri në kuadër të Forumit Alpbach.

Të dy presidentet do të jenë pjesë e një tryeze të përbashkët ku do të diskutohet perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të jenë pjesëmarrës në forumin Europian Alpbach, i cili nis sot. Në faqen zyrtare të forumit është publikuar edhe agjenda.

Ndërsa kohen e fundit temë tejet e diskutuar ka qenë shkëmbimi i territoreve në kuadër të marrëveshjes së finale Kosovë -Serbi, ide kjo që u mbështet edhe nga këshilltari i Trump, John Bolton, nëse palët merren vesh.

Po ashtu, edhe presidenti i vendit, dje njoftoj për pjesëmarrje në këtë forum ku do të diskutohet për perspektivat e ardhshme të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Përveç Thaçit dhe Vuçiqit do të jetë edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Johannes Hahn, komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë.

“Pres me padurim të diskutoj perspektivat e zgjerimit të BE në “Rorumalpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politik dhe ekonomik në Evropë”, ka shkruar Thaçi.