Sot në Komunën e Aerodormit u mbollën fidane në hapësirën e re të gjelbërt

25.03.2017 14:01:44

Rreth 100 dru sot janë mbjellur në hapësirën e re të gjelbërt në kryqëzimin e bulevardit “Vidoe Smilevski Bato” me bulevardin “Fevruarski pohod” në rajonin e Novo Lisiçes. Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, dhe Komunës Aerodrom, Ivica kkonevski, informuan se aksioni i mbjelljes së druve do të vazhdojë me mbjelljen e një milionë druve.

Nga drutë e planifikuar për mbjellje Trajanovski tha se Bashkia e Shkupit ka siguruar 250 mijë fidane dhe se në plan është që gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do të mbillen.

Ndërsa Konevski informoi se përkrah mbjelljes së druve, Komuna e Aerodromit nga dita e hënë di të fillojë me instalimin e sistemit për ujitje të parkut “Ninberg” i cili duhet të vendoset për pesë ditë.