Sot në Mitrovicë nën organizimin e Federatë Atletike të Kosovës u mbajtë mitingu i atletikës pë nder të 7 shtatorit, ditës së kushtetutës. Në këtë garë 9 atlet – e e përfaqësuan Klubin e Atletikës “Prizreni”, si zakonishtë sukseset nuk munguan! U fituan 6 vende të para, 2 vende të dyta dhe 3 vende të treta: Albina Bojaxhiu – U – 18, e para në 600 m. për seniore Sara Susuri – U -16, e para në 100 m. për seniore, Merisa Bojaxhiu – U 16, e para në 400 m. Për U – 18, Emine Jenuzi – U – 14, e para në 100 m. për U – 14 dhe e dyta në 300 m. për U – 14, Ariana Krueziu – U – 20, e dyta në 100 m. për U – 20 dhe e treta në kërcim së gjati, Valiha Shabani – U – 16, e para në 400 m. U -16 dhe e treta në 100 m. U – 16, Armel Qovanaj – U 16, i pari në 100 m. për U – 18 dhe Alnesa Shabani – U – 10, e treta në 60 m. Në emër të kryesisë dhe trajnerit Bajram Duja, urime dhe suksese ne garat e rradhës!






































