Sot, po mbahet trajnimi i organizuar nga NDI me përfaqësues të LDK-së

28.01.2017 12:50:35

Sot, po mbahet trajnimi i organizuar nga NDI me përfaqësues të LDK-së, ku trajner është Juri Schnöller nga Gjermania.

Ky trajnim po mbahet me qëllim të organizimit më të mirë dhe promovimit të aktiviteteve të partisë tonë në media sociale.
Të pranishmëve ju drejtua, Ministri Arban Abrashi i cili i përshëndeti të pranishmit dhe ju uroi ditë të mbarë duke ju ofruar përkrahje të fuqishme nëpër degët e tyre si përfaqësues të informimit.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë fuqishëm në mobilizimin e strukturave të saj, dhe në ngritjen e aftësive dhe shkathtësive në komunikim.