Sot prezantohet hulumtimi për përfshirje të fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin e rregullt

02.12.2016 09:02:50

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti dhe zëvendëspërfaqësuesi i Zyrës së UNICEF-it, Elsoet Erikson sot në vigjilije të Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta do ta promovojnë Raportin e hulumtimit të zbatuar për përfshirje të fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin e rregullt.

Raporti është bërë në bazë të të dhënave të pyetësorëve anketues të dorëzuara deri te të gjitha shkollat fillore në RM, si dhe nga analiza e zbatuar e rregullores ligjore.

Në promovim do të marrë pjesë edhe ekipi inkluziv i shkollës i cili u jep përkrahje fëmijëve me nevoja të veçanta.

Promovimi do të mbahet në shkollën fillore ‘Lazo Angelovski’ në komunën Aerodrom.