Sot pritet të arrijnë edhe 38,400 vaksina antiCOVID-19

12.05.2021 09:07:39

Të hënën në Kosovë kanë arritur mbi 3,000 doza të vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian, ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë ditë më parë është bërë e ditur se të mërkurën do të arrijnë edhe 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca në kuadër të aleancës COVAX.

Po javën e kaluar Kosova ka marrë 4,680 doza të vaksinës Pfizer me të cilat po vaksinohen punonjësit shëndetësorë.

Ndryshe, në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID edhe për grupmoshat mbi 65 vjeç.

Orari i vaksinimit kundër COVID-19

E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)

Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova).

Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani (salla “1 Tetori”, Prishtinë)

E premte, 14 maj: (08:00-19:30)

Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)

Të gjitha komunat: Në QKMF

E shtunë, 15 maj (08:00-19:30)