Sot regjistrohen deputetët e rinj

26.07.2017 09:01:57

Sot fillon regjistrimi i deputetëve të rinj të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës

Dje u mblodh Kryesia e vjetër ku vendosi që për tri ditë të regjistrohen deputetët e rinj ku më 3 gusht edhe do të japin betimin në seancën konstituive.

Regjistrimi fillon që nga sot dhe vazhdon deri të premten.

Seanca konstituive e Kuvendit, deri në zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve  do të kryesohet nga deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës.