Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

29.11.2017 09:06:30

Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të shqyrtohen 20 pikat e rendit të ditës të mbetura nga seanca e ndërprerë e Kuvendit.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,
  14. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  15. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,
  16. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
  17. Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,
  18. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
  19. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,
  20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  21. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.