Spahiu: Specialja mund të prodhojë ndryshime në skenën politike, por jo destabilitet

20.09.2016 13:41:13

Ngritja eventuale e  aktakuzave nga Gjykata Speciale për figurat kyçe të skenës politike në Kosovë, do të prodhonte ndryshime rrënjësore në skenën politike ne Kosovë, por jo edhe ndonjë destabilitet shoqëror.

Ky është vlerësimi i analistit politik, Nexhmedin Spahiu. Ai për lajmi.net thotë se destabilizimi nuk do të jetë në interes të atyre që mbesin pa u akuzuar.

“Nëse do të ketë akuza ndaj figurave kyçe të skenës politike, pa dyshim se do të ketë një ndryshim rrënjësor të skenës politike, por nuk besoj se kjo do të prodhojë destabilitet për faktin se kjo nuk do të jetë në interesin e atyre që mbesin të prodhojnë destabilitet”, ka thënë Spahiu, për lajmi.net.

Javën e kaluar është bërë e ditur formimi i dhomave të posaçme të Gjykatës Speciale, ku është thënë se procesi do të jetë i drejtë, ndërsa që ende nuk dihet saktë se kur do të ngritën aktakuzat e para, por fillimi i pranverës së vitit të ardhshëm është folur si mundësi për një gjë të tillë.

E lidhur më këto hetime Nexhmedin Spahiu thotë se është në interes të shoqërisë së Kosovës që të zbardhen krimet që janë kryer gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gjykata Speciale ka ardhur si rezultat i akuzave të ngritura nga Dick Marty, ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së për trafikim organesh.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin  Gjykatës Speciale me shumicë votash më 4 gusht të vitit 2015.

Gjykata selinë e saj do ta ketë në Holandë