Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë me një mesazh të fortë në Twitter. Kim i bën thirrje SPAK të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe.
“Ne e nxisim SPAK-un të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive për krimet e zgjedhjeve.”, shkruan Kim nw Twitter.






































