Spanja dominuese, Shqipërinë e ndalin shtyllat

06.10.2017 23:10:14

Mjafton të shoësh pak nga klasi i Isko-s për të kuptuar se Spanja përbën një tjetër dimension të futbollit, të pa-arritshëm nga ne, dhe në fakt e mbyll ndeshjen brenda 30 minutash, një 3-0 që lë pak vend për koment, por duhen parë edhe Shqipërinë që ndalet te shtyllat, ato të Llullakut dhe Sadikut për të kuptuar se këtë herë arritëm të krijonim edhe aty para.

Surprizonte me zgjedhjet Christian Panucci në Rico Perez të mbushur plot ku ishin edhe rreth 500 tifozë shqiptarë linte në stol Agollin dhe sadikun, me Llullakun e Grezdën në sulm, në formacion të rikthyerit Xhaka e Kace dhe mbrojtja një mur me 5 me titullar të rinjtë Balliu e Memolla bashkë me Agollin, Veselin e Hysajn.  Megjithatë ndryshe nga hera e parë këtë herë mbrojtja nuk mban, por është në sulm ku bëjmë dicka më tepër, natyrisht mes rasteve të shumta të Spanjës, me Grezdën që i jepet një mundësi e mirë falë gabimit të Saul në të 9 por godet në duart e De Gea-s. në të 15 bën gjithcka mirë në të djathtë Llullaku por Grezda nuk arrin të devijojë si duhet. Spanja zhbllokon rezultatin në të 16 me Iskon që i pason në zonë Rodrigos që kontrollon bukur para se të japë goditjen fatale. /supersport.al/

Spanja në avantazh dhe në fakt janë minutat ku dominimi është absolut dhe vendos gjithcka, e madje ka luksin për të shpërdoruar pasii për të gjetur dyfishimin i duhet të presë vetëm minutën e 24 me Iscon që merr topin në zonë dhe është preciz si një snajper ndërsa ndëshkon Berishën. Është një Spanjë e një tjetër niveli e sikur të mos mjaftonte kjo edhe fati mund të tregohej pak më bujar me Shqip[ëinë, me Llullakun që godet traversën në të 25. Mëkat pasi menjëherë më pas Spanja nuk fal me Tiago Alcantaran që shënon me kokë në të 27-ën.

3-0 brenda një gjysmë ore dhe kuqezinjtë e kuptojnë se rrezikojnë seriozisht goleadën.  Megjithatë Shqipëria shikon edhe përpara, duke krijuar ndonjë rast si ky i Memushajt por aty pas në mbrojtje rreziku është konstant dhe disa herë shpëtojmë vetëm nga pasaktësia e spanjollëve para portës. (33.51 Jordi Alba). Nuk i mbetet vec të mbajë shënime Panucit me Spanjën që krijon lirshëm rastet e saj në portë, por nuk mungon ta bëjë një gjë të tillë dhe Shqipëria,. në të 45 është Eros Grezda që arrin ti rrëmbejë topin Pique në zonë ku përparon drejt portës dhe kërkon pasimin fatal për Llullakun që nuk arrin ta cojë në rrjetë.

Mbyllet aty pjesa e parë dhe ndeshja e Memollës dhe Balliut me Sadikun e Agollin që nisin në vend të tyre pjesën e dytë. Fillimi i saj është i ngjashëm me të parën me Etrit Berishën që i duhet të tejkalojë vetvetën të mos thellohet hendeku në rezultat ndërsa i mohon golin Koke dhe më pas Rodrigos që nuk arrin të fitojë duelin me të në të 53. pastaj Spanja huimbet ritmin dhe janë minutat e Shqipërisë që luan vërtet mirë me Grezdën madje që pretendon një 11metërsh për prekje të topit me dorë nga Jordi Alba. Në të 59 Arlind Ajeti nuk gjen goditjen e duhur me kokë në një këndore të Kacës. Pique lë fushën për Saul me duartrokitjet qe atyre që e mbështesinm që ë mbulojnë edhe vërshëllimat e atyre që nuk e duan dhe Shqipëria në të 69 ndalet sërish te shtylla, që këtë herë e godet Armando Sadiku me kokë. Megjithatë më e ubukura vjen pak më vonë në të 73 kur Latifi i futur nga stoli merr një pasim nga Llullaku dhe tenton golin, arrin të grushtojë De Gea dhe më pas Sadiku nuk arrin ta kthejë drejt rrjetës. Megjithatë duhet kuptuar se janë gërvishtje që Spanja mund ti tolerojë, pasi edhe kur Saul nuk arrin të gjuajë sic duhet Lopetegui duartroket sërish. Spanja nuk e gjen dot golin e katërt, por as Shqipëria atë të flamurit dhe mbyllet 3-0 me iberikët që i gëzohen kualifikimit në Botëror, ndërsa kuqezinjtë shtrëngojnë dhëmbët për të bërë më tepër ndaj Italisë.