Spanja raporton 390 raste të reja nga coronavirusi brenda një dite, derisa një rajon i Katalonjës izoloi 160 mijë banorë

15.07.2020 20:41:35

Spanja ka regjistruar 390 raste të reja nga coronavirusi brenda 24 orëve të fundit – shifra më e lartë ditore nga data 22 maj.

Sipas mediave të huaja,  shumica e rasteve të konfirmuara u raportuan në regjionin e Aragonës dhe Katalonjës.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në Spanjë u rrit në 257 mijë, kurse 28 mijë persona kanë ndërruar jetë, bazuar në të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë në vend.

Pas rasteve të reja nga COVID-19, qyteti i Barcelonës po e shqyrton mundësinë e implementimit të masave të reja, derisa 160 mijë njerëz u vendosën në izolim në një rajon tjetër të Katalonjës.

Ndryshe, numri i plotë i të prekurve globalisht u rrit në 13.3 milionë, kurse 580 mijë persona ndërruan jetë.