Speciale: Ja favoritët për të fituar Championsin (FOTO)

16.03.2017 11:52:47

10 ditë më parë të gjithë e quanin të mbaruar aventurën e Barcelonës në Ligën e Kampionëve, por katalanasit përmbysën gjithçka ndaj PSG-së me ndihmën edhe të gjyqtarit Aytekin.

Tashmë që kemi mësuar 8 ekipet çerekfinaliste të gjithë jemi kurioz për të ditur se cilat skuadra janë favorite. Në fakt nuk ka asnjë surprizë, pasi si në sezonet e fundit favorit shihet Barcelona dhe Bayerni.

Këto dy skuadra kanë koeficientet më të ulëta në Ligën e Kampionëve. Portali “Albeu” ju sjell renditjen e plotë sipas kompanisë së basteve më të madhe në botë “Bet365”.