Specialistët e Stomatologjisë nesër protestojnë sërish para MSH-së

01.05.2019 20:26:54

Specialistët e Stomatologjisë kanë njoftuar se nesër do të vazhdojnë protestat para Ministrisë së Shëndetësisë.

Protesta do të nisë nesër nga ora 09:30, kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë ju njofton se vazhdojmë me protesta nesër, më 2 maj 2019, nga ora 09:30 para Ministrisë së Shëndetësisë. Arsyeja e protestës është e njëjta: mos punësimi ynë në Institucionet Publike Shëndetësore, gjegjësisht në Qendrën Klinike Stomatologjike Universtiare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore”, thuhet në njoftim.