Spitali i Gjakovës demanton deputetin e VV-së: Nuk kanë vdekur pesë pacientë

30.07.2020 13:57:03

Spitali i Gjakovës e ka demantuar deputetin e VV-së, Agon Batusha i cili tha se në këtë spital brenda dy orësh kanë vdekur pesë persona nga COVID-19.

Spitali i Gjakovës me anë të një komunikate për media kanë thënë se nuk qëndron lajmi se kanë vdekur pesë persona.

Ata kanë shtuar se morgu i spitalit përdoret edhe për persona që vdesin nga shkaqe tjera, dhe ky është një fakti i ditur.

”Kërkojmë qe të keni kujdes mos të përhapin informata të pa verifikuara nga spitali, nuk qëndron lajmi se kane vdekur 5 persona. Duhet të dihet se morgu i Spitalit shfrytëzohet edhe për pacientë që vdesin në kushte normale, për pacientë që vdesin në qendra tjera apo paciente që vdesin shtëpi mirëpo familjaret i lejnë kufomat në morg deri në ditën e varrimit”, thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Demantojmë Deputetin e VV, Agon Batusha,

Kërkojmë qe të keni kujdes mos të përhapin informata të pa verifikuara nga spitali, nuk qëndron lajmi se kane vdekur 5 persona. Duhet të dihet se morgu i Spitalit shfrytëzohet edhe për pacientë që vdesin në kushte normale, për pacientë që vdesin në qendra tjera apo paciente që vdesin shtëpi mirëpo familjaret i lejnë kufomat në morg deri në ditën e varrimit.

Ju lutem të gjithëve lejoni personelin shëndetësorë të punojnë, të gjithë janë mobilizuara, të gjitha janë në detyre, janë duke sakrifikuar shëndetin e tyre vetëm e vetëm që të mbrojnë dhe mjekojnë pacientë.

Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!.