Spitali i Gjilanit javën tjetër do të bëhet me rezervuar të oksigjenit të lëngshëm

26.12.2020 13:34:03

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit javën e ardhshme do të vendoset një rezervuar me oksigjen të lëngshëm, me një kapacitet prej 10 mijë litrash, për t’i dhënë fund problemeve me furnizim.

Sipas një njoftimi pë media, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i ka shpalosur hollësitë e projektit gjatë vizitës në Njësinë COVID të Spitalit të Gjilanit, para personelit shëndetësor.

Gjatë vizitës, drejtori është shoqëruar nga Vjollca Kodolli, anëtare e Bordit Drejtues në ShSKUK.

“Menaxhmenti i SHSKUK-së, sipas planifikimeve të bëra, me një vizion të qartë për zgjidhjen e çështjes së furnizimit me oksigjen, së shpejti do të vendosë rezervuare me oksigjen të lëngshëm edhe në spitalet tjera të përgjithshme”, thuhet në njoftim.